Si përzgjidhen kandidatët që aplikojnë për të ndjekur Programin e Trajnimit të Detyrueshëm ( CTP) ?

Pasi përmbyllet afati i dorëzimit të aplikimeve, Qendra” Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” ( CSL) ngre Komisionet e Vlerësimit ku një anëtar  është nga institucioni dhe dy  anëtarë  propozohen nga Ministria e Arsimit dhe Sportit – MAS .

 Vlerësimi i aplikimit bëhet së pari bazuar në përputhshmërinë e aplikimit me kriteret që duhen plotësuar nga kandidati që të jetë pjesëmarrës në Programin e Trajnimit të Detyrueshëm ( CTP) dhe së dyti bazuar në dokumentacionin përkatës që shoqëron këtë aplikim sipas thirrjes së shpallur.