Trajnim i kombinuar
Kohëzgjatja: 18 orë
Numri i krediteve: 1 kredit
Përshkrim i shkurtër
Ky modul synon përgatitjen e trajnerëve dhe specialistëve në fushën e vlerësimit që lidhen me aspekte të risive kurrikulare, me qëllim që të ndihmojnë mësuesit në orientimin në këto veçori për t’iu përshtatur risive kurrikulare dhe t’i zbatojë procedurat e vlerësimit në klasë.
Përmes këtij moduli synohet aftësimi i mësuesit për të kryer një vlerësim transparent dhe paralelisht me të nxënit, po ashtu t’u mundësojë të përgatitin nxënësit që të evidentojnë përparësitë dhe dobësitë e tyre për të nxitur më tej zhvillimin e tyre.
Përfituesit e trajnimit
- Drejtues (drejtorë/nëndrejtorë) të institucioneve arsimore (fillor, dhe/ose arsimi i mesëm i ulët, arsimi i mesëm i lartë: gjimnaz, arsim profesional, shkollë e mesme e orientuar);
- Specialistë dhe trajnerë të vlerësimit.
Rezultatet e pritshme
Në përfundim të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë të aftë të:
- kuptojnë lidhjen midis parimeve të të nxënit dhe praktikave të mësimdhënies, që përbëjnë thelbin e të nxënit aktiv në vlerësim;
- zotërojnë aftësi shumë të mira organizuese;
- demonstrojnë aftësi ndërpersonale shumë të sukseshme dhe të përshtatshme për të punuar me të rriturit;
- vlerësojnë me efektivitet dhe demonstrojnë standarde dhe etikë të lartë profesionale;
- shpjegojnë rezultatet e vlerësimit të nxënësve duke marrë parasysh kushtet në të cilat janë arritur ato.
Trajner
Bardhyl Musai