Moduli i trajnimit: Aftësitë Kros (soft skills)
Trajnim i kombinuar
Kohëzgjatja: 18 orë
Numri i krediteve: 1 kredit
Përshkrim i shkurtër
Moduli trajton modelet bashkëkohore të drejtimit të shkollës, si institucioni bazë i arsimit në Shqipëri, përkthyer me kontekstin ligjor e rregullator të funksionimit të këtij institucioni.
Ky trajnim fokusohet me prioritet në ndërtimin, zhvillimin dhe konsolidimin e disa aftësive që në dukje ngjajnë sekondare (soft), por që në vetvete kushtëzojnë dhe ndikojnë në arritjet e shkollës në Shqipëri dhe në rritjen cilësore të proceseve të mësimdhënies.
Përfituesit nga trajnimi
- Mësues të arsimit parashkollor;
- Mësues të arsimit fillor;
- Mësues të arsimit të mesëm të ulët dhe mësues të arsimit të mesëm të lartë;
- Mësuesit kujdestarë të arsimit të mesëm të ulët dhe arsimit të mesëm të lartë;
- Mësues që zhvillojnë praktikën mësimore në shkollë;
- Drejtues të institucioneve arsimore.
Rezultatet e pritshme
Në përfundim të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë të aftë të:
- kuptojnë trendet aktuale të drejtimit të shkollës dhe t’ju përshtaten atyre;
- punojnë në grup dhe të zbatojnë metodën e punës në grup në klasë si formë e metodës bashkëkohore të mësimdhënies;
- realizojnë komunikimin konstruktiv dhe të dyanshëm;
- aplikojnë metoda bashkëkohore të mënyrës së zgjidhjes së problemeve dhe të transformimit të konfliktit për sigurimin e klimës pozitive në klasë e përtej saj;
- vendosin në raport të drejtë mendimin kritik me mendimin krijues;
- kuptojnë, pranojnë dhe zbatojnë Kodin e Etikës në mësimdhënie;
- arrijnë të mendojnë “out of the box”, duke aplikuar aftësi fleksibiliteti, përshtatjeje dhe kreativiteti.
Trajner
Tomi Treska
Trajnerë