Moduli: Krijimi i vizionit dhe klimës për përmirësim të vazhdueshëm të shkollës

Trajnim i kombinuar

Kohëzgjatja: 18 orë 

Numri i krediteve: 1 kredit

 

Përshkrim i shkurtër 

Ky modul paraqet konceptet dhe aftësitë e nevojshme për të kuptuar dhe analizuar vizionin e shkollës dhe planifikimin strategjik duke synuar kështu përmirësimin e shkollës dhe menaxhimin e ndryshimit. Këto njohuri do të shërbejnë për krijimin e një vizioni të përbashkët dhe hartimin e një plani strategjik që frymëzon dhe motivon nxënësit, stafin dhe të gjithë aktorët e përfshirë.

Përfituesit e këtij trajnimi

 

  • Nëndrejtorët e shkollave 9- vjeçare;
  • Nëndrejtorët e shkollave të mesme;
  • Shefat e departamenteve/ekipeve lëndore;
  • Mësues që aspirojnë të bëhen drejtues;
  • Drejtues rrjetesh profesionale. 

 

Rezultatet e pritshme

 

Në përfundim të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë të aftë të:

  • kuptojnë rëndësinë e identifikimit të nevojave për zhvillim profesional të stafit;
  • organizojnë trajnime dhe perfeksionojnë sistemin e zhvillimit profesional në nivel shkolle;
  • aplikojnë vëzhgimin e orës mësimore me synim përmirësimin e planifikimit të mësimdhënies;
  • motivojnë dhe nxisin mësuesit për krijimin e klimës pozitive dhe bashkëpunuese në shkollë.

 

Trajnerë

 

Dorina Rapti – ASCAP

Erida Koleci – ASCAP

 

Trajnerë