Moduli: Menaxhimi i shkollës – menaxhimi i burimeve njerëzore

Trajnim i drejtëpërdrejtë

Kohëzgjatja: 18 orë 

Numri i krediteve: 1 kredit

 

Përshkrim i shkurtër 

Në këtë modul, pjesëmarrësit do të trajnohen për procese të ndryshme me të cilat përballet një drejtues shkolle që kanë të bëjnë me menaxhimin efektiv të burimeve njerëzore dhe financiare. Atyre do t’u jepen shembuj për praktika të ngjashme në vende të zhvilluara, në lidhje me menaxhimin e burimeve njerëzore dhe financiare. Do të kenë situata teorike dhe ushtrime praktike për të mësuar.

 

Përfituesit e këtij trajnimi

 

  • Nëndrejtorët e shkollave 9- vjeçare;
  • Nëndrejtorët e shkollave të mesme;
  • Shefat e departamenteve/ekipeve lëndore;
  • Mësues që aspirojnë të bëhen drejtues;
  • Drejtues rrjetesh profesionale. 

 

Rezultatet e pritshme

 

Në përfundim të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë të aftë të:

  • identifikojnë dhe përdorin disa shkathtësi për menaxhimin e njerëzve, të proceseve dhe të financave që një drejtues shkolle ka si detyrë të menaxhojë;
  • bëjnë analizën për shpenzime dhe parashikime për një buxhet të caktuar;
  • bëjnë një vlerësim performance të stafit duke                        identifikuar pikat e dobëta dhe të forta të secilit prej tyre, dhe duke dhënë rekomandime përkatëse për zhvillimin e tyre profesional.

 

Trajnerë

 

Migena Buka

Eralda Zhilla

Trajnerë