Moduli: Mësimdhënia dhe nxënia interaktive në lëndët e shkencave natyrore

Trajnim i drejtëpërdrejtë

Kohëzgjatja: 18 orë 

Numri i krediteve: 1 kredit

 

Përshkrim i shkurtër 

Moduli “Mësimdhënia dhe nxënia interaktive në lëndët e shkencave natyrore në klasat (6-9) AMU dhe (10-12) AML nëpërmjet appleteve, bazuar në programet JAVA” shpjegon me detaje përdorimin e metodës së simulimeve si një ndër metodat më interaktive, që sot përdoren për vizualizimin e orëve në lëndët e shkencave të natyrës/ matematikë, fizikë, kimi dhe biologji. Metodologjitë interaktive shërbejnë për ta bërë mësimin sa më tërheqës për nxënësin. 

 

Përfituesit e këtij trajnimi

 

  • mësuesit e lëndëve të shkencave natyrore për klasat (6-9), AMU;
  • mësuesit e lëndëve të shkencave natyrore për klasat (10-12), gjimnaz, AML;
  • drejtuesit e shkollave 9- vjeçare dhe të mesme;

 

Rezultatet e pritshme

 

Në përfundim të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë të aftë të:

  • përdorin simulimet nëpërmjet appleteve për shpjegimin e mësimit në lëndët e shkencave të natyrës;
  • aftësojnë nxënësit për të mësuar shkencën përmes kompjuterit.

 

Trajner:

 

Valbona Habili