Moduli: Përdorimi i platformave e-learning

Trajnim i kombinuar

Kohëzgjatja: 18 orë 

Numri i krediteve: 1 kredit

 

Përshkrim i shkurtër 

E-learning është një formë e mësimit që bazohet në teknologji elektronike. E-learning mundëson mësimin në klasë, në grupe, apo pavarësisht dhe në distancë përmes pajisjeve kompjuterike, e në rastin e mësimit në distancë edhe përmes internetit. Pikërisht ky modul u jep mundësi të pakufizuara mësuesve e drejtuesve për përvetësimin e disa prej platformave e-Learning, drejt zhvillimit të kompetencave të qëndrueshme të tyre për integrimin e TIK në arsim.

 

Përfituesit nga trajnimi

  • Mësues të lëndëve të ndryshme në arsimin bazë dhe të mesëm të ulët;
  • Mësues të lëndëve të ndryshme në arsimin e mesëm të lartë të përgjithshëm dhe profesional, si dhe mësues të shkollave me drejtim të orientuar;
  • Drejtues të shkollave 9- vjeçare;
  • Drejtues të shkollave të mesme të përgjithshme, profesionale dhe të orientuara;
  • Specialistë të njësive vendore arsimore të profileve të ndryshme.

 

Rezultatet e pritshme

Në përfundim të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë të aftë të:

  • përdorin platformat e-learning në dobi të mësimdhënies e mësim-nxënies;
  • njohin dhe përdorin funksionalitetet e këtyre platformave, për të mundësuar komunikimin dhe bashkëpunimin në distancë;
  • përvetësojnë teknika të mësimdhënies dhe vlerësimit të nxënësve në distancë, nëpërmjet përdorimit të platformave online: si European School Education Platform, Zoom, Google Classroom dhe Edmodo;
  • zhvillojnë aftësitë digjitale dhe të menduarit kritik përmes e-learning dhe mjeteve TIK për rritjen cilësisë të mësimdhënies në të gjitha nivelet;
  • zhvillojnë kompetenca personale dhe profesionale në aspektin e drejtimit dhe menaxhimit efikas të shkollës për përdorimin efektiv të platformave që mundësojnë bashkëpunim në distancë.

 

Moduli: “Përdorimi i platformave e-learning” do të zhvillohet në datat: 19, 20 dhe 21 tetor; orari 17.00-20.00.

Trajnues

Ornela Koleka 

Trajnerë