Moduli: Përdorimi i të dhënave në shkollë

Trajnim i drejtëpërdrejtë

Kohëzgjatja: 18 orë 

Numri i krediteve: 1 kredit

 

Përshkrim i shkurtër 

Moduli “Përdorimi i të dhënave në shkollë” i jep mundësi drejtuesve dhe mësuesve të kuptojnë rëndësinë dhe të analizojnë mënyrat se si mund të mbledhin, përpunojnë, analizojnë dhe krahasojnë të dhënat që lidhen me performancën e tyre profesionale, ose me performancën e shkollës së tyre. Pjesëmarrësit në trajnim njihen me rëndësinë e mbledhjes së të dhënave të performancës, identifikojnë dhe shqyrtojnë forma, teknika dhe strategji për mbledhjen e këtyre të dhënave. Rëndësi të veçantë në këtë modul do të ketë shqyrtimi i metodave konkrete të mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave. Gjithashtu drejtuesit dhe mësuesit do të njihen me mënyrën se si të hartojnë dhe se si të përdorin konkretisht instrumenta matës cilësorë dhe sasiorë të performancës.

 

Përfituesit e këtij trajnimi

 

  • Drejtues dhe mësues të të gjitha profileve të institucioneve arsimore parauniversitare në kopshte, shkolla 9-vjeçare, gjimnaze, shkolla të mesme të orientuara dhe të arsimit profesional.

 

Rezultatet e pritshme

 

Në përfundim të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë të aftë të:

  • identifikojnë praktikat e mira që lidhen me ndikimin e mësimdhënies dhe të nxënit te mësuesit dhe ekipet lëndore dhe ato kurrikulare;
  • shpjegojnë rëndësinë e mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave të performancës;
  • identifikojnë treguesit e matjes së performancës të cilat përdoren në institucion;
  • shqyrtojnë mënyrat e analizimit të të dhënave me karakter sasior dhe cilësor;
  • analizojnë rrugë, mënyra dhe veprimtari për të mundësuar vlerësimin e cilësisë së mësimdhënies;
  • aplikojnë teknologjinë për të mundësuar vlerësimin e performancës;
  • hartojnë një plan veprimi për përmirësimin e performancës së shkollës;
  • hartojnë raporte për vlerësimin e punës së tyre, duke përdorur analizën e të dhënave sasiore dhe cilësore në lidhje me performancën në shkollë.

 

Trajnerë

 

Dorina Rapti – ASCAP

Erida Koleci – ASCAP

 

Trajnerë