Moduli: Përdorimi i teknologjisë në procesin mësimor në AMU dhe AML
Trajnim i kombinuar
Kohëzgjatja: 18 orë
Numri i krediteve: 1 kredit
Përshkrim i shkurtër
Qëllimi i këtij moduli është të ndihmojë mësuesit që të përdorin teknologjinë në funksion të procesit të mësimdhënies dhe të të nxënit. Përgjatë modulit do të mbahet në konsideratë se, mësuesit nuk duhet të jenë të informuar vetëm për përmbajtjen që do të shpjegojnë dhe strategjitë efikase pedagogjike që lidhin nxënësit me përmbajtjen, por edhe të njohin mënyrën e integrimit të teknologjisë në pedagogji, me qëllim arritjen e ndikimit më të madh të mundshëm në rezultatet e dëshiruara.
Përfituesit e trajnimit
- Mësues, drejtorë të shkollave të arsimit të mesëm të ulët në ciklin e parë;
- Mësues, drejtorë të shkollave të arsimit të mesëm të ulët në ciklin e dytë;
- Mësues, drejtorë të shkollave të arsimit të mesëm të ulët në ciklin e tretë;
- Mësues, drejtorë të shkollave të arsimit të mesëm të ulët në ciklin e katërt.
- Specialistë të Zyrave Vendore të Arsimit Parauniveristar, dhe të Drejtorive të Arsimit parauniversitar.
Rezultatet e pritshme
Në përfundim të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë të aftë të:
- analizojnë bazat kryesore të integrimit të teknologjisë në procesin e mësimdhënies dhe të të nxënit;
- nxjerrin përfundime mbi rëndësinë e përdorimit të burimeve të pajisjeve teknologjike dhe programeve për rritjen e produktivitetit në klasë;
- bëjnë dallimet midis burimeve të përmbajtjes së bazuara në WEB;
- parashtrojnë avantazhet dhe disavantazhet për të nxënët e kombinuar dhe on-line;
- analizojnë rëndësinë e integrimit të teknologjisë në disiplina të ndryshme;
Trajner
Leticja Gusho