Moduli: Rritja e performancës sime

Trajnim i drejtëpërdrejtë

Kohëzgjatja: 18 orë 

Numri i krediteve: 1 kredit

 

Përshkrim i shkurtër 

Rritja e performancës së mësuesve sot është e lidhur ngushtë me tiparet që një mësues duhet t’i përshtatet të mësuarit të shekullit XXI. Ky modul është ndërtuar në tre seanca ku sesioni i parë bazohet në: zhvillimin e cilësive të larta dhe matjes së performancës personale. Seanca e dytë: i referohet rritjes së performancës dhe ndryshimit pozitiv, elementë të lidhur me komunikimin, menaxhimin e sjelljes në shkollë dhe vlerësimin në të nxënë; ndërsa seanca e tretë lidhet me performancën e mësuesve, lidhur me pjesëmarrjen pozitive në CPD dhe të qenit efektiv për të përmirësuar praktikat e tyre.

 

Përfituesit e këtij trajnimi

 

    • Mësuesit e emëruar së fundmi;
    • Mësues të institucioneve arsimore parashkollore dhe fillore;
    • Mësues të institucioneve arsimore të arsimit të mesëm të ulët, të arsimit të mesëm bazë dhe të arsimit të mesëm të lartë;
    • Mësues të institucioneve arsimore të arsimit të mesëm profesional apo të orientuar;
  • Mësues që aspirojnë për të rritur performancën dhe aspirojnë lidershipin.

 

Rezultatet e pritshme

 

Në përfundim të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë të aftë të:

  • analizojnë kriteret dhe standardet e tyre të performancës;
  • përdorin strategji për ndryshime pozitive në komunikim dhe marrëdhëniet në shkollë;
  • përdorin komunikimin efektiv formal dhe jo formal;
  • analizojnë studimet e rasteve në shkollë;
  • përdorin teknika për të menaxhuar dhe parandaluar sjelljet e papërshtatshme;
  • menaxhojnë dhe transformojnë konfliktet në shkollë;
  • zbatojnë mësimin e bazuar në zgjidhjen e problemeve;
  • analizojnë qasjet e të nxënit efektiv.

 

Trajner:

 

Aida Goga