Trajnim i drejtëpërdrejtë
Kohëzgjatja: 18 orë
Numri i krediteve: 1 kredit
Përshkrim i shkurtër
Moduli “Vlerësimi i nxënësit bazuar në nivelet e arritjes” trajton kuptimin për vlerësimin në një kurrikul me bazë kompetencat, funksionet që merr vlerësimi dhe llojet e tij. Moduli trajton dy llojet kryesore të vlerësimit në klasë, vlerësimin për të nxënit – formues (i cili kontrollon përparimin gjatë procesit të të nxënit, siguron informacione për shkallën e të nxënit me synim përmirësimin e mësimdhënies); dhe vlerësimin e të nxënit – përmbledhës (i cili përcakton arritjet në përfundim të një kapitulli, semestri apo viti shkollor.
Përfituesit e këtij trajnimi
- Mësues të arsimit parashkollor;
- Mësues të arsimit fillor;
- Mësues të arsimit të detyruar;
- Mësues të gjimnazit;
- Drejtues të institucioneve arsimore të arsimit parauniversitar;
- Drejtues të rrjeteve profesionale;
- Specialistë të njësive arsimore vendore.
Rezultatet e pritshme
Në përfundim të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë të aftë të:
- identifikojnë llojet e vlerësimit dhe karakteristikat e tyre;
- demonstrojnë përdorimin e evidencave për vëzhgimin dhe mbledhjen e informacionit në lidhje me vlerësimin;
- shpjegojnë përmes shembujve përdorimin e instrumenteve të ndryshëm të vlerësimit;
- demonstrojnë vlerësimin e kompetencave mbi bazën e niveleve të arritjeve;
- dallojnë nivelet e arritjes sipas shkallëve;
- identifikojnë nivelet e arritjes sipas kompetencave;
- përcaktojnë rezultatet e të nxënit sipas niveleve të arritjes për një temë mësimore;
- përdorin instrumente vlerësimi që masin progresin sipas nivelit të arritjeve.
Trajnerë
Dorina Rapti – ASCAP
Erida Koleci – ASCAP