Moduli: Zëri i nxënësit në përmirësimin e cilësisë së arsimit gjithëpërfshirës

Trajnim: i drejtpërdrejtë

Kohëzgjatja: 18 orë 

Numri i krediteve: 1 kredit

 

Përshkrim i shkurtër 

Ky modul fokusohet në marrëdhëniet mësues-nxënës dhe në mënyrën se si ato mund të krijohen për të promovuar arsimin gjithëpërfshirës në shkolla dhe komunitete. 

Moduli nënvizon rëndësinë e ndërtimit dhe fortësimit të marrëdhënieve, punës së përbashkët dhe ndarjes së eksperiencave. Moduli synon t’i bëjë të dukshme marrëdhëniet aktuale profesionale për të lehtësuar reflektimin dhe shkëmbimin e praktikave aktuale të bashkëpunimit. 

 

Përfituesit e këtij trajnimi

 

  • Specialistë të njësive arsimore vendore;
  • Drejtuesit e institucioneve arsimore në arsimin parauniversitar;
  • Mësues.

 

Rezultatet e pritshme

 

Në përfundim të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë të aftë të:

  • reflektojnë mbi rëndësinë e komunikimit për marrëdhëniet njerëzore; 
  • demostrojnë një të kuptuar më të thellë mbi kufizimet në pjesëmarrje; 
  • përdorin pikëpamje të ndryshme për të analizuar kufizimet në pjesëmarrje; 
  • zhvillojnë strategji që mund të përdoren për të ekzaminuar kufizimet në pjesëmarrje;
  • kuptojnë qëllimet dhe veprimtaritë e një skuadre gjithëpërfshirëse; 
  • zbatojnë strategji për të ndërtuar koalicione në komunitetin e shkollës; 
  • mendojnë në mënyrë kritike për temat që do të zhvillojnë.

 

Trajner 

 

Dorina Rapti, ASCAP

Erida Koleci, ASCAP

 

Trajnerë