Moduli: Zhvillimi i aftësive të mësuesit në lëndët gjuhë shqipe dhe letërsi

Trajnim i drejtëpërdrejtë

Kohëzgjatja: 18 orë 

Numri i krediteve: 1 kredit

 

Përshkrim i shkurtër 

Mësimi i gjuhës shqipe dhe i letërsisë në shkollë mbështet ndërtimin dhe zhvillimin e kompetencave të fushave/lëndëve të tjera të kurrikulës. Nëpërmjet gjuhës shqipe dhe letërsisë, nxënësit fitojnë njohuri, aftësi, shkathtësi, vlera dhe qëndrime për të komunikuar me gojë dhe me shkrim; lexojnë dhe kuptojnë tekste të llojeve të ndryshme; pasurojnë fjalorin dhe botëkuptimin e tyre duke lexuar tekste letrare dhe jo letrare; mësojnë të shkruajnë tekste të ndryshme (opinione, raporte, udhëzime etj.); mësojnë ta përdorin drejt nga ana gramatikore dhe drejtshkrimore gjuhën etj. Të gjitha këto njohuri, shkathtësi, vlera dhe qëndrime janë elementët që do të përcillen me anë të këtij moduli.

 

Përfituesit e këtij trajnimi

 

  • mësues të lëndës së gjuhës shqipe në arsimin e mesëm të ulët;
  • mësues të lëndës së gjuhës shqipe dhe të letërsisë në arsimin e mesëm të lartë;
  • drejtues të shkollave 9- vjeçare të profilit të gjuhës shqipe;
  • drejtues të shkollave të mesme të profilit të gjuhës shqipe dhe të letërsisë;
  • specialistë të njësive vendore arsimore të profilit “Gjuhë shqipe dhe letërsi.

 

Rezultatet e pritshme

 

Në përfundim të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë të aftë të:

  • vlerësojnë rëndësinë e lëndëve të gjuhës shqipe dhe të letërsisë në arsimin parauniversitar;
  • analizojnë rezultatet e të nxënit të kompetencave kyç që ndërtohen dhe zhvillohen nga lënda e gjuhës shqipe dhe nga lënda e letërsisë;
  • vlerësojnë rëndësinë e kompetencave lëndore në zhvillimin dhe formimin e përgjithshëm të nxënësit; 
  • analizojnë risitë dhe elementët e programeve të gjuhës shqipe dhe të letërsisë;
  • vlerësojnë rolin e integrimit të gjuhës shqipe me lëndët e fushës “Gjuhët dhe komunikimi” dhe me fushat e tjera të të nxënit;
  • identifikojnë metoda dhe teknika mësimore që krijojnë mundësi për zhvillimin e aftësive në lëndën e gjuhës shqipe dhe në lëndën e letërsisë.

 

Trajner:

 

Erida Koleci