Trajnim i drejtëpërdrejtë
Kohëzgjatja: 18 orë
Numri i krediteve: 1 kredit
Përshkrim i shkurtër
Ky modul përbëhet nga tre sesione: në sesionin e parë, pjesëmarrësit marrin njohuri të zgjeruara për mënyrat sesi organizohet dhe menaxhohet klasa në të cilën përcillet informacioni shkencor dhe ndërtohen e zhvillohen format e komunikimit. Në sesionin e dytë pjesëmarrësit do të njihen me principet dhe stilet e të nxënit. Në sesionin e tretë do të përfshihen tema që trajtojnë çështje të bazave të vlerësimit dhe testimit, të llojeve dhe karakteristikave të instrumenteve matës, të administrimit, analizës, vlerësimit dhe interpretimit të testeve dhe të instrumenteve të tjerë matës. Gjithashtu do ti lihet një hapësirë e veçantë përzgjedhjes apo ndërtimit të llojeve të ndryshme të instrumenteve vlerësues dhe në veçanti testeve për lëndët përkatëse
Përfituesit e këtij trajnimi
-
- Mësues të institucioneve arsimore parashkollore;
- Mësues të institucioneve arsimore fillore;
- Mësues të institucioneve arsimore të arsimit të mesëm të ulët, të arsimit të mesëm bazë si edhe të arsimit të mesëm të lartë.
Rezultatet e pritshme
Në përfundim të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë të aftë të:
- njohin strategji të mësimdhënies me një impakt të një niveli të lartë të mësimdhënies;
- përcaktojnë qartë qëllimet dhe objektivat mësimore, për të kuptuar dhe përcaktuar strukturën mësimore;
- përdorin teknika të ndryshme për të trajtuar sjelljen problematike të nxënësve;
- ndërgjegjësohen për diferencat social – kulturore, gjuhësore dhe ekonomike të grupeve të ndryshme të prindërve dhe komunitetit ku ata shërbejnë;
- njohin strategji të suksesshme të përfshirjes së prindërve dhe komunitetit;
- zotërojnë aftësinë për të ndërtuar instrumente matjeje;
- zotërojnë aftësinë për të bërë analizën dhe interpretimin e testeve si edhe për të raportuar vlerësimet.
Trajner:
Valbona Habili