Andiola Dyrma ka një përvojë të larmishme në mbikëqyrjen dhe optimizimin e performancës organizative. Eksperiencat e saj profesionale e kanë formësuar të ketë largpamësi strategjike e cila e bazuar në analizën e kujdesshme të së dhënave do ti shërbeje CSL për të përmirësuar programet e saj.
Andiola është diplomuar në master shkencor për Menaxhim dhe Vlerësim Projekti, si dhe në master profesional për Administrim Biznesi, ajo sjell një kombinim unik të njohurive analitike dhe mendësisë strategjike për të udhëhequr përmirësim të vazhdueshëm dhe ofrimin e rezultateve të jashtëzakonshme.
Mbi 15 vjet përvojë profesionale në zbatimin e strategjive të drejtuara nga të dhënat për të përmirësuar me efikasitet dhe efektivitet organizatat Andiola, është e përkushtuar dhe garanton që institucioni të progresojë përmes proceseve efektive të monitorimit dhe vlerësimit.