‘’Dhuro gjak dhe bëhu hero i jetës së dikujt’’
Çdo vit të gjitha vendet e botës festojnë Ditën e Dhurimit të Gjakut. Ky event shërben për të rritur ndërgjegjësimin për nevojën për gjak dhe produkte të gjakut të sigurte si dhe për të falënderuar dhuruesit vullnetarë të gjakut për dhuratat e tyre që shpëtojnë jetë.
Një shërbim gjaku që ju jep pacientëve akses në transfuzione dhe produkte gjaku të sigurta në sasi të mjaftueshme është një komponent kyç i një sistemi shëndetësor efektiv. Pamja globale e Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut ndryshon çdo vit në njohjen e individëve altruistë që dhurojnë gjakun e tyre për njerëz të panjohur për ta.
Transfuzionet e gjakut ndihmojnë në shpëtimin e miliona jetëve çdo vit. Mund të ndihmojë pacientë që vuajnë në kushte kërcënuese për jetën të jetojnë më gjatë dhe me cilësi më të lartë jetese dhe mbështet procedurat komplekse mjekësore dhe kirurgjikale. Gjithashtu ka një rol esencial që shërben për të shpëtuar jetë gjatë kujdesit perinatal të nënës.
Gjithsesi, në shumë vende, nuk ka furnizime të mjaftueshme gjaku, dhe shërbimet e gjakut përballen me sfidën vënies në dispozicion të gjakut të mjaftueshëm, gjithashtu duke siguruar dhe cilësinë dhe sigurinë. Nxitni sa më shumë prindërit dhe adoleshentët që të dhurojnë gjak. Të dhurosh gjak është e sigurtë dhe e nevojshme!
Përgatiti: Daniela Bardhaj, Intern R&D, Shkolla e Drejtorëve
Referenca:
https://www.who.int/campaigns/world-blood-donor-day
https://www.who.int/news-room/events/detail/2013/06/14/default-calendar/world-blood-donor-2013