Ceremonia e Certifikimit e Brezit të V
Posted on 15/12/2023

Më 11 Dhjetor 2023 u zhvillua Ceremonia e Certifikimit e pjesëmarrësve, të Brezit të V, që përfunduan me sukses Programin e Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor (CTP) për drejtues të arsimit parauniversitar.

U certifikuan në këtë ceremoni 240 pjesëmarrës: 178 nga Brezi i V dhe 62 nga brezat e mëparshëm, nga të cilët: 82 drejtorë dhe 158 aspirantë për drejtues.

 Gjatë kësaj ceremonie, u vlerësuan tre projektet më të spikatur dhe më me impakt të Brezit të zbatuara në shkolla nga drejtues dhe aspirantë si edhe u akorduan 5 Bursa Merite për pjesëmarrësit me rezultatet më të larta në procesin e certifikimit për të përfituar nga programet e trajnimit të kësaj qendre.

Të promovojmë ekselencën dhe nxisim përmirësimin e ndryshimin!