Ceremonia e Certifikimit për Brezin e III-të
Posted on 23/05/2022

Më 18 Maj 2022 u zhvillua Ceremonia e Certifikimit për  102  pjesëmarrësit e Brezit të tretë që arritën të përfundonin Programin e Trajnimit të Detyrueshëm  ( CTP) për drejtues të arsimit parauniversitar pasi kaluan me sukses procesin e testimit.

Përgjatë 3 brezave të deritanishëm  të  Programit të  Trajnimit të Detyrueshëm  ( CTP) janë certifikuar 334 pjesëmarrës për drejtimin e  institucioneve të arsimit parauniversitar

Të pranishëm në Cermoninë e Certifikimit për Brezin e III-të ishin z. Michael D. Granoff, Kryetar i Bordit Drejtues të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim;  zj. Evis Kushi, Ministre e Arsimit e Sportit; anëtare të Bordit Drejtues të Fondacionit Shqiptaro -Amerikan për Zhvillim: zj. Elisabeta Gjoni dhe zj. Aida Repishti; Bashkëdrejtorët Ekzekutivë të  Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim: z. Aleksandër Sarapuli dhe z. Martin Mata si edhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Falë Marrëveshjes së Bashkëpunimi të nënshkruar nga  Qendra “ Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit  Parauniversitar ( CSL) me Qendrën e Formimit të Drejtuesve të Shkollave  pranë  Universitetit të Harvardit në SHBA, u  akorduan për herë të parë 3 Bursa Merite për pjesëmarrësit me rezultatet më të larta në procesin e certifikimit për të përfituar nga programet e trajnimit të vazhdueshëm të këtij institucioni të mirënjohur në të gjithë botën.

 Duke mbështetur formimin cilësor të  drejtuesve  arrimë të nxisim  ndryshimin duke  përmirësuar vazhdimisht shkollën !