Qendra “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar ( CSL- Center for School Leadership ) në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë organizuan në datën 14 Tetor 2020 në Sallën Amfiteatër të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ceremoninë e fillimit të Programit të Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor për brezin e 2-të të kandidatëve të përzgjedhur për drejtues të certifikuar të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar (IAP).
Në ceremoninë e organizuar morën pjesë Znj. Evis Kushi, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, anëtarët e Bordit Drejtues dhe bashkë-Drejtorët Ekzekutivë të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) Z. Aleksandër Sarapuli dhe Z. Martin Mata, Drejtori Ekzekutiv i Qendrës “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar ( CSL- Center for School Leadership) Z. Geron Kamberi dhe ish-pjesëmarrës të diplomuar (alumni) në brezin e parë të Programit të Trajnimit të Detyrueshëm ( CTP). Në pamundësi për të qenë të pranishëm në ceremoni për shkak të situatës së pandemisë Covid 19, ceremoninë e ndoqën online një pjesë e anëtarëve dhe Kryetari i Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), si edhe Z.Yakkov Gutterman, ekspert i lidershipit në arsim nga Instituti Avney Rosha në Izrael.
Në fjalën e saj, Znj.Kushi, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, theksoi se “Trajnimi për drejtuesit në detyrë dhe kandidatët për drejtues të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar (IAP) që realizohet nga ekspertë vendas dhe të huaj konsiderohet si një shtyllë shumë e rëndësishme në thellimin dhe zhvillim e mëtejshëm të reformave dhe prioriteteve që ka Ministia e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ”
Ceremonia u përshëndet përmes lidhjes online nga Z. Michael Granof, Kyretar i Bordit Drejtues të të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), dhe Z.Yakkov Gutterman, ekspert i lidershipit në arsim nga Instituti Avney Rosha në Izrael.
Duke filluar nga data 16 Tetor 2020, Shkolla e Drejtorëve do tu ofrojë programin 9 mujor më shumë se 200 drejtorëve në detyrë dhe kandidatëvë për drejtues shkolle në qytetet si Tirana, Durrësi dhe Elbasani. Ky numër pjësëmarrësish në program është 5 herë më i lartë se pjesëmarrësit në brezin e parë.
Gjatë zhvillimit të moduleve të këtij programi do të përfshihen edhe ekspertë ndërkombëtarë në fushën e lidershipit shkollor çka do ta pasurojë përmbajtjen e programit me qasje të reja në këtë fushë
Programi i Trajnimit të Detyrueshëm ( CTP) për brezin e 2-të të kandidatëve të përzgjedhur për të qenë drejtues të certifikuar të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar (IAP) do të ofrohet në Fakultetet e Shkencave Sociale e të Edukimit të Universiteteve të Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe në Universitetin “Marin Barleti”,
përmes trajnerëve që janë pjesë e stafit akademik të këtyre universiteteve dhe që janë trajnuar paraprakisht nga ekspertet e leadershipit në arsim të Institutit Avney Rosha në Izrael lidhur me formën dhe përmbajtjen e programit.
Programi i trajnimit, synon të rritë kapacitetet drejtuese të shkollës përmes zhvillimit të moduleve të tilla si: a) Zhvillimi i vizionit dhe strategjisë për përmirësimin e institucionit, b)Udhëheqja efektive dhe zhvillimi i programit mësimor, c) Menaxhimi efektiv i burimeve njerëzore dhe financiare, d)Ndryshimet e legjislacionit shqiptar në arsim, e)Udhëheqja e bashkëpunimit me prindërit dhe komunitetin etj.
Në përfundimin me sukses të programit të trajnimit dhe provimit të certifikimit, kandidatët do të pajisen me certifikatë për drejtimin e Institucionit të Arsimit Parauniversitar.