50 vjet Dita e Tokës
Posted on 23/04/2020

22 Prilli, Dita e Tokës është këtu përsëri, për të na kujtuar se kemi përgjegjësi që kalojnë  përtej shtëpisë tonë.  Është një ditë e veçantë për t’i shprehur mirënjohjen tonë Planetit Tokë, i cili mbështet të gjitha format e jetës.

Festa e parë e Ditës së Tokës u organizua në Amerikë në vitin 1970.

U themelua nga ish senatori i Shteteve të Bashkuara Gaylord Nelson pasi dënoi ashpër derdhjen masive të naftës në Santa Barbara në vitin 1969. Për të dënuar veprën, 20 milion njerëz marshuan kudo në Shtetet e Bashkuara.

Në vitin 1990, eventi u bë global me rreth 200 milion pjesëmarrës nga 141 shtete që e festuan sipas Rrjetit të Ditës së Tokës.

Për më shumë se dy dekada, të paktën 192 shtete festojnë Ditën e Tokës çdo vit duke përfshirë Britaninë, Kanadanë, Ukrainën, Spanjën dhe Filipinet.

Disa komunitete madje festojnë Javën e Tokës, një javë të tërë aktivitetesh dhe marshimesh të fokusuara në problemet mjedisore të globit.

Një mjedis i rëndësishëm edukimi dhe ndërgjegjësimi për brezin e ri është shkolla. Fëmijët dhe të rinjtë në shkollë duhet të marrin frymën e dashurisë dhe respektit ndaj planetit dhe natyrës. Organizimi i aktiviteteve të ndryshme për të shtuar informacionin dhe për të nxitur ndërgjegjësimin dhe veprimin për të mbrojtur planetin duhet të jetë pjesë e çdo programi mësimor.

Rritja e përgjegjësisë individuale është çelësi për të lëvizur nga ndërgjegjësimi drejt veprimit, gjë që do ta kthejë njeriun në ekuilibër me natyrën.

Pavarësisht se çfarë roli kemi: qytetar apo konsumator, prodhues apo promotor, vendimmarrës apo gjykatës, ne të gjithë kemi një rol për të luajtur, kemi përgjegjësi specifike për të arritur, nëse me të vërtetë duam që të thithim ajër të pastër, të pijmë ujë të freskët, të kemi rrugë të, pra një vend më të shëndetshëm për të jetuar.

Në përfundim, duhet të kujtojmë se mbrojtja e Mjedisit është një proces dhe jo një fund. Vetëkënaqësia nuk duhet të jetë kurrë një opsion i vlefshëm kur kemi të bëjmë me mbrojtjen e elementëve bazë të jetës sonë. Por ne duhet të veprojmë tani. Sa më gjatë të presim, aq më shumë e vështirë do të jetë ruajtja e ekuilibrit për të cilin kemi nevojë.