‘’Fëmijët tanë janë thesari ynë më i madh. Ata janë e ardhmja jonë. Ata që abuzojnë me ta grisin indin e shoqërisë sonë dhe dobësojnë kombin tonë’
Nelson Mandela
Stop sulmeve ndaj fëmijëve!
Është një realitet i hidhur që në situatat ku shpërthejnë konfliktet e armatosura janë anëtarët më vulnerabël të shoqërisë- përkatësisht fëmijët, ata që preken më së shumti nga pasojat e një lufte. 6 Llojet më të shpeshta të dhunës janë angazhimi dhe përdorimi i fëmijëve në luftë, vrasje, dhunë seksuale, rrëmbime, sulme në shkolla dhe spitale si dhe mohimi i qasjes humanitare.
Për të tërhequr vëmendjen ndaj këtij fenomeni, Kombet e Bashkuara themeluan Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të pafajshëm si Viktima të Agresionit. Origjina e kësaj dite lidhet me datën 19 gusht 1982, në sesionin urgjent të posaçëm për çështjen e Palestinës, Asambleja e Përgjithshme, “e tmerruar nga numri i madh i fëmijëve të pafajshëm palestinezë dhe Libanezë viktima të akteve të agresionit të Izraelit”, vendosi të përkujtojë 4 Qershorin e çdo viti si “Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve të Pafajshëm si Viktima të Sulmeve”. Qëllimi i kësaj dite është ndërgjegjësimi i individëve lidhur me dhimbjet e vuajtura nga fëmijët në të gjithë botën, të cilët janë viktima të abuzimit fizik, mendor dhe emocional.
Në vitet e fundit, numri i shkeljeve të kryera ndaj fëmijëve është rritur në shumë zona konfliktuoze. Duhet bërë më shumë për të mbrojtur 250 milionë fëmijët që jetojnë në vende dhe zona të prekura nga konfliktet. Duhet bërë më shumë për të mbrojtur fëmijët nga shënjestrimi i ekstremistëve të dhunshëm, për të promovuar ligjin ndërkombëtar humanitar dhe të të drejtave të njeriut, dhe për të siguruar përgjegjësi për shkeljet e të drejtave të njeriut.
Përgatiti: Daniela Bardhaj, Intern R&D, Shkolla e Drejtorëve
Referenca: