Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare
Posted on 18/02/2022

Që nga viti 2000, data 21 shkurt njihet nga shumë vende si Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare.

Kjo ditë shërben që çdo fëmijë, i ri apo i rritur të kujtohet për gjuhën e tij amtare si një pasuri gjuhësore në krahasim me të gjitha gjuhët e tjera.

UNESCO beson se edukimi, bazuar në gjuhën e parë ose gjuhën amtare, duhet të fillojë që në vitet e para si p.sh. në arsimin parashkollor.

Gjithashtu klasa fillore është një qendër e krijimtarisë, është vendi ku fëmijët zbulojnë diçka të re çdo ditë, ku ata ndërtojnë marrëdhënie, krijojnë mendime dhe reflektojnë për botën që i rrethon. Shkollat janë shpesh paraqitja e vërtetë e diversitetit të komuniteteve tona. Është detyra jonë si të rritur për t’u udhëhequr nga kurioziteti natyral i fëmijëve drejt asaj se çfarë është e re dhe ndryshe dhe të ju tregojmë atyre si të përqafojnë çdo gjuhë dhe kulturë në mjedisin tonë.

Gjuhët me implikimet e tyre komplekse për identitet, komunikim, integrim social, edukim dhe zhvillim janë të një rëndësie strategjike për njerëzit dhe planetin. Akoma, për shkak të proceseve të globalizimit, ato janë gjithnjë e më shumë nën kërcënim, ose duke u zhdukur të gjitha bashkë. Kur gjuhët zbehen, zbehet edhe diversiteti i pasur kulturor i botës. Mundësitë, traditat, kujtimet, mënyra unike e të menduarit dhe të të shprehurit- burimet e vlefshme për të siguruar një të ardhme më të mirë- janë gjithashtu të humbura.

Çdo 2 javë një gjuhë zhduket duke marrë me vete një pasuri të tërë kulturore dhe intelektuale. Të paktën 43% e 6000 gjuhëve që fliten nëpër botë janë në rrezik. Vetëm disa qindra gjuhëve u është dhënë me të vërtetë një vend në sistemet arsimore dhe më pak se 100 prej tyre përdoren në botën digjitale.

Shoqëritë shumë gjuhësore dhe multikulturore ekzistojnë nëpërmjet gjuhëve të tyre të cilat transmetojnë dhe ruajnë njohuritë dhe kulturën tradicionale në një mënyrë të qëndrueshme dhe Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare bëhet çdo vit për të promovuar diversitetin gjuhësor dhe kulturor.

Ditët e sotme është gjithnjë e më shumë në rritje ndërgjegjësimi që gjuhët luajnë një rol shumë të rëndësishëm në zhvillim, në sigurimin e diversitetit kulturor dhe dialogut interkulturor, por gjithashtu në forcimin e bashkëpunimit dhe duke arritur një edukim cilësor për të gjithë, duke ndërtuar shoqëritë e njohurive gjithëpërfshirëse, duke ruajtur trashëgiminë kulturore, dhe në mobilizimin e vullnetit politik për zbatimin e përfitimeve të shkencës dhe teknologjisë në zhvillim të qëndrueshëm.

 

______________________________________________________________________________________________________________________________________

 

Përshtati në shqip:

Daniela Bardhaj, Research & Development Intern, Shkolla e Drejtorëve

Referencat:

https://www.un.org/en/observances/mother-language-day

https://www.europanostra.org/events/international-mother-language-day/

https://mothertongues.ie/2022/01/09/every-day-can-be-international-mother-language-day/