Fillon Programi i Trajnimit të Detyrueshëm për Drejtimin e Institucioneve Parashkollore
Posted on 25/03/2025
Pas suksesit të modelit aktual të trajnimit për drejtuesit e shkollave, që Shkolla e Drejtorëve ka ofruar për më shumë se 5 vite, po ndërmarrim një hap të rëndësishëm për të zgjeruar veprimtarinë edhe në arsimin parashkollor.
Ky sektor përballet me sfida unike, pasi mungesa e drejtuesve të kualifikuar ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimeve për fëmijët. Për këtë arsye, është hartuar një program i ri trajnimi dhe certifikimi, i bazuar në standardet profesionale dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, me qëllim fuqizimin e lidershipit dhe menaxhimit në 582 kopshtet e Shqipërisë.
Në bashkëpunim të ngushtë me aktorët kyç dhe komunitetin, besojmë se kjo iniciativë do të shndërrohet në një histori suksesi për arsimin parashkollor.