Fillon rrugëtimi i brezit VIII të Programit të Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor të Shkollës së Drejtorëve!
Posted on 24/10/2025

Më 17 tetor, 2025 nisi zyrtarisht rrugëtimi i një tjetër brezi drejtuesish të arsimit – brezi VIII i Programit të Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor të Shkollës së Drejtorëve.
Ky program përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve drejtuese në sistemin arsimor, duke synuar të pajisë drejtuesit aktualë dhe aspirantët për drejtues me njohuri, aftësi dhe kompetenca të avancuara në fushat e drejtimit strategjik, menaxhimit efektiv dhe lidershipit transformues.

Përmes këtij trajnimi, Shkolla e Drejtorëve kontribuon në ndërtimin e një kulture të qëndrueshme të lidershipit në arsim, ku çdo drejtues bëhet frymëzim për mësuesit, nxënësit dhe komunitetin shkollor në tërësi.
Sepse çdo investim në zhvillimin profesional të drejtuesve arsimorë është një investim në cilësinë e së ardhmes sonë!