Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar (CSL) hap thirrjen për Programin për Zhvillim Profesional të Vazhdueshëm për mësuesit kandidatë për drejtorë të pranuar nga Shkolla e Drejtorëve dhe për drejtues të certifikuar ose në proces certifikimi nga Shkolla e Drejtorëve.
Nëpërmjet këtij programi, Shkolla e Drejtorëve ofron trajnime me kredite dhe mjaft cilësore për rritjen e mëtejshme profesionale të drejtuesve dhe kandidateve për drejtues të institucioneve arsimore. Ky program përmban 24 tema trajnimesh me nga 1 kredit secili, ku personat e interesuar mund të marrin pjesë në një ose më shumë trajnime sipas nevojave për rritje profesionale në fusha të caktuara. Këto module janë të akredituara nga MASR dhe kërkesa me 1 kredit plotëson kërkesat ligjore të arsimit në Republikën e Shqipërisë për zhvillimin e vazhdueshëm profesional. Trajnimet do të zhvillohen online në platformat e Shkollës së Drejtorëve.
Secila temë është e përshtatur për nivelin profesional dhe përvojën e mësuesve dhe drejtuesve në Shqipëri. Kjo ndarje është bërë me qëllim që informacioni të jetë i vlefshëm për secilin pjesëmarrës sipas nevojave të veta, me qëllim që të rriten kapacitetet drejtuese për përmirësimin e shkollës duke rritur kështu edhe performancën e sistemit arsimor në tërësi. Trajnimet ofrohen nga ekspertët më të mirë në fushën e Lidership-it në arsim në Shqipëri.
Kush mund të aplikojë në këtë program?
- Mësues kandidatë për drejtorë të cilët janë pranuar nga Shkolla e Drejtorëve.
- Drejtorë e nëndrejtorë, të cilët janë certifikuar ose janë në proces certifikimi nga Shkolla e Drejtorëve.
Tarifa për trajnim:
2000-2500 ALL
Si të aplikoni?
Ju mund të regjistroheni duke plotësuar të dhënat tuaja në link-un më poshtë.
Në pyetësor ju mund të klikoni në temat e trajnimeve që keni interes të merrni pjesë.
Ju nuk do te kryeni pagesën për trajnim deri në momentin që do të vendosen datat e trajnimit dhe do t’ju jepen të gjitha detajet e trajnimit.
Për çdo pyetje e informacion, mund të kontaktoni:
E-mail: info@csl.edu.al
Nr tel: +35542209185