Më 27 shkurt 2026, Shkolla e Drejtorëve zhvilloi trajnimin me temë “Lidershipi Pedagogjik në Epokën Digjitale – Sfidat dhe Mundësitë për Institucionet Parashkollore”, me pjesëmarrëset e brezit të dytë të Programit të Detyrueshëm për Arsimin Parashkollor.
Ky trajnim u organizua me qëllim pasurimin e përvojës profesionale të pjesëmarrësve në kuadër të programit, duke sjellë në fokus përfitimet dhe sfidat me të cilat përballet drejtuesi i kopshtit në kushtet e ndryshimeve të vrullshme teknologjike.
Diskutimet u përqendruan në rolin e lidershipit pedagogjik në epokën digjitale, si dhe në mënyrat konkrete për të përdorur teknologjinë me qëllim pedagogjik, duke e përkthyer atë në vlerë të shtuar për zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijëve.
Trajnimi u udhëhoq nga znj. Gerda Sula, lektore në Universiteti i Tiranës dhe Drejtoreshë Ekzekutive e Qendrës “Hap Pas Hapi”, e cila solli një qasje interaktive dhe të bazuar në praktikë.
Në përfundim të aktivitetit, pjesëmarrësve iu shpërndanë certifikatat e pjesëmarrjes.