“Metodat e mësimdhënies në internet për klasat K-12”
Posted on 25/09/2020
Kanë nisur trajnimet me temë “Metodat e mësimdhënies në internet për klasat K-12” për mësues e drejtues nga e gjithë Shqipëria. Këto trajnime po zhvillohen nga Shkolla e Drejtorëve në bashkëpunim me Junior Achievement of Albania për t’ju ardhë në ndihmë stafeve mësimore të aftësohen në përdorimin e mjeteve të ndryshme online.
Trajnimet do të zhvillohen gjatë muajve Shtator e Tetor për 1047 mësuesit dhe drejtuesit të cilët kanë aplikuar për të marrë pjesë në këtë trajnim.
E rëndësishme!
Shkolla e Drejtoreve fton të gjithë aplikuesit të kontrollojnë email-et e tyre (përfshirë spam dhe junk) për tu informuar për datat e trajnimit ku do të përfshihen.