Ditën e Enjte më 4 Shkurt 2021 në ambjentet e Qendrës “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” (CSL – Center for School Leadership) u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit me Institutin Shqiptar të Sociologjisë (ISHS).
Në emër të Qendrës “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” marrëveshja u nënshkrua nga Z. Geron Kamberi, Drejtor Ekzekutiv ndërsa për Institutin Shqiptar të Sociologjisë (ISHS) nënshkroi Prof.dr.Leka Sokoli, në cilësinë e drejtuesit të këtij institucioni.
Marrëveshja parashikon përcaktimin e kushteve dhe termave të bashkëpunimit dhe kontributin reciprok të secilës palë duke synuar zhvillimin e mëtejshëm të aftësive të lidershipit të institucioneve të arsimit parauniversitar në Shqipëri.
Ndërkohë si rezultat i këtij bashkëpunimi të ndërsjelltë synohet që çdo vit të botohet një numër veçantë i revistës “Studime Sociale” me nëntitullin “Lidershipi dhe menaxhimi në arsim” /Social Studies, Special Edition: “Leadership and Management in Education” dhe të bëhet organizimi i përbashkët i serisë së konferencave vjetore ndërkombëtare, duke synuar shkëmbimin e rezultateve të studimeve të ndryshme dhe praktikave bashkëkohore në fushën e lidershipit në arsim që është element i rëndësishëm për një shkollë të suksesshme.