Një mendje kurioze
Posted on 09/07/2021

Si mësuesit dhe prindërit mund të inkurajojnë dhe orientojnë kuriozitetin e lindur të fëmijëve – në klasë dhe në shtëpi

Sipas shkencëtares dhe studiueses Elizabeth Bonawitz, kurioziteti është i lindur tek të gjithë njerëzit – një ndjesi e ngjashme me urinë ose etjen. “Kurioziteti vepron si një lloj filtri që ju e vendosni në gjithë botën për të ndihmuar mendjen të vendosë se çfarë informacioni duhet të ndjekë”, thotë ajo. “Është një përgjigje fiziologjike që ndihmon në nxitjen e veprimit dhe vendimmarrjes për të mbështetur të mësuarit.”

Për të ndihmuar mësuesit dhe prindërit të kuptojnë më mirë se si të nxitni atë kuriozitet të lindur tek fëmijët, Bonawitz ofron tre njohuri nga hulumtimet në zhvillim që mund të zhvendosin paradigmën ekzistuese.

  1. Nuk ka asnjë provë shkencore që ju mund të “nxisni” kuriozitetin si një tipar – por ju mund të krijoni situata që nxisin dhe orientojnë kuriozitetin e një fëmije.

“Dua ta rishikoj opinionin që një person mund të jetë më kurioz se dikush tjetër,” thotë Bonawitz. Përkundrazi ajo e sheh kuriozitetin si një përgjigje natyrale të informacionit.

Ajo që mësuesit dhe prindërit mund të nxisin janë kontekstet specifike që provokojnë kuriozitet për lloje të caktuara të informacionit.

 

Në vend që të përpiqen t’i bëjnë fëmijët “më kuriozë”, mësuesit dhe prindërit duhet të përqendrohen në krijimin e momenteve që gjenerojnë një përgjigje kurioze.

 

  • Nënvizoni paqartësitë. Fëmijët më të vogël se 4 vjeç mund ti kuptojnë informacionet që janë kontradiktore dhe të perceptojnë një mospërputhje ndërmjet një parashikimi dhe një ngjarje aktuale. Kjo mospërputhje automatikisht shkakton kuriozitet.
  • Ndihmoni nxënësit të kuptojnë boshllëqet e tyre në njohuri të caktuara. Bonawitz dhe hulumtues të tjerë sugjerojnë që kur fëmijët e gjejnë të pamjaftueshëm shpjegimin e tyre, ata do të kërkojnë për informacion shtesë.
  • Bëjini fëmijët të gjenerojnë parashikime dhe përfshijini supozimet e tyre për botën përmes pyetjeve të përshtatura dhe të formuluara në mënyrë të tillë që të tërheqin vëmendjen e tyre ndaj një fenomeni specifik. Bonawitz i quan këto “pyetjet pedagogjike”. Në këtë mënyrë fëmijët mund të lidhen në mënyrë aktive me besimet e tyre të mëparshme, të kuptojnë një mospërputhje, dhe ta drejtojnë vëmendjen e tyre në përputhje me rrethanat.

 

  1. Shumica e mënyrave që ne matim dhe vlerësojmë kuriozitetin nuk mat në të vërtetë kuriozitetin në vetvete.

Në mënyrë tradicionale mësuesit dhe prindërit si edhe hulumtuesit kanë kërkuar për prova për praninë e kuriozitetit në veprimet e një fëmije në vend të matjes së gjendjes së brendshme. Bonawitz paralajmëron se ne nuk mund të themi se çfarë po ndodh brenda mendjes së një fëmije. “Ndërkohë që këto veprime mund të tregojnë kuriozitet, matjet jo domosdoshmërisht përdoren në të gjithë fëmijët e tjerë që po përjetojnë kuriozitet por jo duke e ndjekur atë.” Ka shumë faktorë të jashtëm që e ndërlikojnë nëse një fëmijë e ndjek kuriozitetin e tij ose jo.

 

  • Kurioziteti duke patur dikë si shembull. Prindërit dhe mësuesit mund t’iu tregojnë fëmijëve që të eksplorojnë botën nëpërmjet veprimeve dhe eksplorimeve të tyre është një tipar me vlerë.
  • Fuqizoni nxënësit që të ndjejnë se kurioziteti i tyre një ditë do t’ia vlejë. Shpesh fëmijët nuk do të veprojnë sipas kuriozitetit të tyre sepse ato mund të mos ndjejnë vetëbesim në aftësinë për të ndjekur me vendosmëri kuriozitetin e tyre. Duke ndjekur këto eksplorime ato mund të ndërtojnë besim dhe pavarësi.
  • Ulja e kostos ose barrierave për të ndjekur kuriozitetin. Fëmijët mund të ndjejnë shpesh sikur nuk ka kohë për pyetje ose sikur ato do të vlerësohen negativisht nga bashkëmoshatarët e tyre për të bërit pyetje. Forcojeni idenë që mjedisi i klasës apo shtëpisë është një hapësirë e sigurt për të bërë pyetje.

 

  1. Ne mund të mos duam gjithmonë që nxënësit të vënë në zbatim kuriozitetin e tyre.

Ndërkohë që një fëmijë është duke u munduar për të zgjidhur një problem, ai mund të humbasë ndonjë informacion të ri të vlefshëm. Aftësitë që lidhen me marrjen e këtyre vendimeve – aftësitë e funksionit ekzekutiv që mbështesin këtë kuptim – mund të duhet shumë kohë për ti zhvilluar. “Ato kërkojnë infrastrukturë truri e cila nuk është e vendosur totalisht në vitet e shkollës fillore,” thotë Bonawitz. “Kështu që kur ne jemi duke menduar për “të shtyrë” kuriozitetin, ja vlen të mendosh për shkëmbim ndërmjet kësaj dhe zhvillimit të aftësive për të balancuar dhe rregulluar gjëra si ndërrimi i detyrave.”

 

  • Ndihmoni fëmijët për të vlerësuar kompromiset. Përveç se për të inkurajuar eksplorimin, gjithashtu konsideroni për ti inkurajuar ato për të vlerësuar kur mund të jetë më mirë të ecin me atë çfarë ata dinë. Kjo mund të jetë ndihmuese në vendosjen e qëllimeve për të mësuar.
  • Ndërtimi i njohurisë konkrete. Udhëzimi direkt mund të jetë një rrugë efektive për të ndihmuar fëmijët të mësojnë shpejt fakte dhe ide kyçe të nevojshme për të mbështetur një zhvillim më të pasur të njohurive. Shpërndarja fillestare e efektshme e informacionit mund të mbështesë më vonë të mësuarit autodidakt të ndikuar nga kurioziteti.

 

 


 

Përshtati në shqip: Daniela Bardhaj, Intern R&D, Shkolla e Drejtorëve

 

By: Emily Boudreau

Referenca: https://www.gse.harvard.edu/news/uk/20/11/curious-mind