Nga datat 24 Shtator 2020 deri në 25 Tetor 2020, Qendra Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar (CSL-Center for School Leadership) zhvilloi kursin online “Metodat e mësimdhënies në Internet për klasat K-12” në kuadër të Programit për Zhvillim të Vazhdueshëm Profesional (CPD). Në këtë trajnim morën pjesë rreth 1000 pjesëmarrës që u përkasin 390 shkollave në nivel kombëtar ku në fund u certifikuan 456 mësues e drejtues.
Për të gjithë mësuesit dhe drejtuesit që nuk e kanë ndjekur dot trajnimin “Metodat e mësimdhënies në internet për klasat K-12”, ju ftojmë që të shikoni regjistrimet e seancave të trajnimeve që u zhvilluan gjatë muajve Shtator-Tetor 2020.
Klikoni në link-un më poshtë dhe mësoni edhe ju disa platforma dhe mjete që mund të përdoren gjatë mësimit online.
https://www.youtube.com/watch?v=rqhjoGbXZ1g&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=clHSXHZ99lg&feature=youtu.be
Ky trajnim u ofrua nga Shkolla e Drejtorëve dhe Junior Achievment of Albania pa pagesë për pjesëmarrësit e interesuar.
Trajnimi është pjesë e paketës së trajnimeve për zhvillim profesional të vazhdueshëm të Shkollës së Drejtorëve.