Më 2 tetor, në ambientet e Innovation Hub, Shkolla e Drejtorëve organizoi takimin në kuadër të nisjes së Kohortës 2027, duke bërë bashkë trajnerët, coach-ët dhe koordinatorët e programeve CTP për arsimin parauniversitar dhe parashkollor.
Takimi ishte një mundësi e vlefshme për të ndarë vizionin dhe drejtimin e ri të Shkollës së Drejtorëve, risitë dhe ndryshimet kryesore të programeve, si dhe Strategjinë e re të CSL, me prioritetet, objektivat dhe hapat që do të udhëheqin punën në vijim.
Një pjesë e rëndësishme e aktivitetit iu kushtua dialogut të hapur me trajnerët, coach-ët dhe koordinatorët. Pyetjet, sugjerimet, përvojat dhe sfidat e sjella nga terreni krijuan një diskutim konstruktiv dhe me vlerë për zhvillimin e mëtejshëm të programeve.
Kohorta 2027 nis me një vizion të përbashkët: të mësojmë nga përvoja, të përmirësohemi vazhdimisht dhe të ndërtojmë së bashku një lidership arsimor që sjell ndryshim.