Shkolla e Drejtorëve në Workshopin e Projektit EducAItion: Roli i Inteligjencës Artificiale në Arsim
Posted on 25/03/2025
Shkolla e Drejtorëve pati kënaqësinë të merrte pjesë në workshopin e 2-të të projektit EducAItion, drejtuar nga EFEE më 4-5 mars 2025, në Shkollën “Palladio” në Athinë!
Ky takim 2-ditor mblodhi së bashku ekspertë, mësues dhe vendimmarrës për të shkëmbyer ide mbi rolin e AI në arsim. Si partner kyç në EducAItion, Shkolla e Drejtorëve kontribuoi në diskutime mbi lidershipin, zhvillimin profesional dhe praktikat aktuale në kontekstin e AI, duke forcuar angazhimin tonë për inovacion në arsim.
Një falënderim i madh për mikpritësit tanë në Shkollën “Palladio” dhe të gjithë partnerët për shkëmbimin frymëzues të ideve!