Qendra “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” (CSL) ka shpallur “Thirrjen për Aplikime” për Ekspertë Ndërkombëtarë, të cilët do të udhëzojnë ekipin e CSL në hartimin e Programit të Trajnimit të Detyrueshëm (CTP) për drejtorët e institucioneve parashkollore (kopshtet).
Në bazë të ligjit nr. 48/2018, CSL është institucioni i cili ka mandatin (nga legjislacioni shqiptar) të ofrojë Programin e Trajnimit të Detyrueshëm dhe Certifikimit për drejtues dhe aspirantë për drejtues të institucioneve të arsimit parauniversitar.
Ekspertët e kontraktuar do të angazhohen në detyra të ndryshme siç shpjegohen më poshtë:
– Angazhimi si ekspert në grupin e punës që do të krijohet për hartimin e Manualit të Trajnimit. Roli i ekspertit në këtë rast do të jetë të udhëheqë, mbikëqyrë dhe këshillojë grupin e punës gjatë hartimit të Manualit të Trajnimit.
– Rishikimi i temave të trajnimit që do të hartohen nga ekspertë shqiptarë. Në këtë rast, roli i ekspertit do të jetë të vlerësojë propozimet e ekspertëve vendas dhe të ofrojë sugjerime për temat/përmbajtjet më të përshtatshme që duhet të përfshihen në Manualin e Trajnimit.
– Angazhimi në hartimin e pjesëve të Manualit të Trajnimit. Ekspertëve mund tu kërkohet të shkruajnë tema të Manualit të Trajnimit, nëse nuk ka ekspertizë vendore për të mbuluar fusha specifike.
– Angazhimi si ekspert në hartimin e procesit të Certifikimit të Programit. Eksperti mund të mbështesë ekipin e CSL-së për të përcaktuar skemën e testimit të programit dhe komponentët e tjerë të testimit.
Afati i Aplikimit: 30 Prill 2022
Për më shumë detaje, ju lutemi referojuni dokumentit të kushteve të referencës (ToR) të bashkangjitur në vijim.