Trajnime me 10 kredite- Menaxhimi i shkollës
Posted on 07/02/2025

Moduli i trajnimit: Menaxhimi i shkollës

 Trajnim Online
 Kohëzgjatja: 18 orë
 Numri i krediteve: 10 kredite



Pjesëmarrësit në këtë modul ndërtojnë kompetencat e nevojshme për ngritjen e strukturës organizative të institucionit, për menaxhimin e burimeve njerëzore dhe financiare, si edhe për menaxhimin. Gjatë zhvillimit të trajnimit, pjesëmarrësit duhet të demonstrojnë vlera dhe qëndrime që karakterizojnë drejtorin gjatë karrierës së tij/saj si lider, duke qenë model pozitiv për mësuesin dhe nxënësin si: përkushtimi dhe entuziazmi, argumentimi, idetë origjinale, interesi, inkurajimi, promovimi i punës në institucion, respektimi i punës së tjetrit, toleranca dhe pranimi i opinionit të tjetrit, mendimi kritik, përballja me sfidat etj.



Shkëlqim Allkaj, Drejtor i Drejtorisë së Politikave të Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Është diplomuar në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në UT si: Mësues i gjuhës shqipe dhe letërsisë; Master ekzekutiv në “Studime letrare”; Master në gjuhësi për “Redaktori”; Gjithashtu mban një diplomë të nivelit Bachelor në Drejtësi dhe gradën MSc në “E drejtë civile”.
Për 12 vite ka kryer detyrën e drejtorit në shkolla publike dhe private, 9-vjeçare dhe të mesme. Ka punuar si pedagog i jashtëm në universitete private për lëndët me fokus edukimin dhe është aktualisht trajner pranë CSL.



⏳️Afati i aplikimit: 12 Shkurt 2025
📌 Tarifa e aplikimit: 1500 ALL
📎 Linku i aplikimit: https://trajnime.arsimi.rash.al/aplikim/19243