Trajnime me kredite në kuadër të Programit për Zhvillim Profesional të Vazhdueshëm të Shkollës së Drejtorëve të IAP.
Posted on 02/09/2021

Qendra “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” (CSL) do të organizojë gjatë muajit shtator disa trajnime me kredite në kuadër të Programit për Zhvillim Profesional të Vazhdueshëm (CPD).

Mos humbisni këtë rast nëse planifikoni të investoni në rritjen tuaj profesionale me trajnime cilësore ofruar nga ekspertë të fushës së arsimit parauniversitar.

Seicili trajnim zgjat 18 orë të barazvlefshme me 1 kredit dhe do të zhvillohen online nëpërmjet platformës ZOOM.

Datat e trajnimit do të përcaktohen pasi të jetë formuar grupi.

Mund të aplikojnë për pjesëmarrje:

  1. Drejtorë të certifikuar ose në proces certifikimi nga Shkolla e Drejtorëve;
  2. Mësues kandidatë për drejtorë të pranuar nga Shkolla e Drejtorëve.

Më poshtë listohen modulet e trajnimit të propozuara ku mund të aplikoni në sa trajnime keni interes.

 

  1. “VLERËSIMI I NXËNËSIT BAZUAR NË NIVELET E ARRITJES”

Vlerësimi i nxënësve është një proces kyç në të nxënit e fëmijëve. Ky proces siguron informacionin e nevojshëm që u duhet mësuesve dhe prindërve mbi ecurinë në mësime të fëmijëve, si dhe u mundëson atyre që të kuptojnë cilat janë pikat e forta dhe të dobëta të nxënësve me qëllim që të bëjne përmirësimet përkatëse.

Pjesëmarrësit në këtë trajnim do të zgjerojnë njohuritë mbi llojet e vlerësimit në klasë dhe si mund ta përdorin vlerësimin efektivisht për të përmirësuar procesin mësimor

Çmimi i këtij trajnimi = 2000 ALL.

 

2.  “RRITJA E PERFORMANCËS ”

Rritja e performancës së mësuesve ka një ndikim domethënës në përmirësimin e të gjithë sistemit arsimor. Performanca e mësuesve ndikon në menyrë të drejtpërdrejtë te të nxënit e fëmijëve dhe përparimi i fëmijëve është tregues edhe për performancën e mësuesve.

Ky trajnim ka si qëllim të ndihmojë pjesëmarrësit të reflektojnë dhe përmirësojnë performancën e tyre. Pjesëmarrësit gjatë trajnimit do të njihen me kriteret dhe strategjite e performancës, si dhe do të diskutojnë mbi teknika të ndryshme se si të jenë në përmirësim të vazhdueshëm.

Çmimi i këtij trajnimi = 2000 ALL.

 

3.  “ORGANIZIMI DHE ZHVILLIMI I PUNËS SË NJË EKIPI TË SUKSESSHËM”

Zhvillimi i punës së një ekipi të suksesshëm krijon shkolla të forta. Bashkëpunimin profesional është faktor i rëndësishëm për një shkollë ​​me rezultate të larta. Ky modul trajnimi synon të trajtojë çështje të rëndësishme të krijimit të një ekipi të suksesshëm në shkollë, duke përfshirë rëndësinë e punës së ekipit, karakteristikat dhe vlerat e ekipit si dhe ofron teknika specifike si mund të ndërtohet një ekip i suksesshëm.

Çmimi i këtij trajnimi = 2500 ALL.

 

4. “MENAXHIMI I SHKOLLËS”

Shkolla është një mjedis me një ndikim domethënës në zhvillimin e brezave të rinj, duke i pajisur ata me njohuri, qëndime dhe aftësi të rëndësishme për të ardhmen e tyre. Menaxhimi efektiv i shkollës është shumë i rëndësishëm për të krijuar një kulturë shkolle dhe mjedis pozitiv të të mësuarit. Roli i mësuesve dhe drejtuesve është kyç në procesin e menaxhimit të suksesshëm të shkollës.

Ky trajnim synon që të pajisë pjesëmarrësit me njohuri mbi proceset kryesore të menaxhimit të shkollës duke përshirë menaxhimin e burimeve njerëzore, menaxhimin e kurrikulës dhe menaxhimin e financave.

Çmimi i këtij trajnimi = 2500 ALL.

 

5. “VLERËSIMI I NXËNËSIT BAZUAR NË NIVELET E ARRITJES”

Vlerësimi i nxënësve është në proces kyç në të nxënit e fëmijëve. Ky proces siguron informacionin e nevojshëm që u duhet mësuesve dhe prindërve mbi ecurinë në mësime të fëmijëve, si dhe u mundëson atyre që të kuptojnë cilat janë pikat e forta dhe të dobëta të nxënësve me qëllim që të bëjne përmirësimet përkatëse.

Pjesëmarrësit në këtë trajnim do të përfitojnë zgjerimin e njohurive duke mësuar mbi llojet e vlerësimit në klasë dhe si mund ta përdorin vlerësimin efektivisht për të përmirësuar procesin mësimor.

Çmimi i këtij trajnimi = 2000 ALL.

 

Nëse doni të prërfitoni këto trajnime duhet të regjistroheni në link-un e mëposhtëm duke specifikuar temën e modulit ku doni të merrni pjesë.

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfdwPAkhJMtOZUNbs7LZxgUbHQSQq-OSd1ejq74y_ZesJSx6g/viewform?usp=sf_link

 

Afati i fundit për rregjistrim është data 8 Shtator 2021.