Workshopi 5 ditor për Trajnimin e Trajnerëve të Programit të Trajnimit të Detyrueshëm
Posted on 20/10/2022
Në kuadër të fillimit të Brezit të V të pjesëmarrësve që do të ndjekin Programin e Trajnimit të Detyrueshëm (CTP) Përgatitor për drejtues të institucioneve të arsimit parauniversitar, Qendra“Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” nisi me datë 10.10.2022 Workshopin 5 ditor të Trajnimit të Trajnerëve që do të përfshihen në ofrimin e këtij programi.
Aktiviteti po realizohet me ndihmën dhe ekspertizën e Dr. Koby Gutterman, ish drejtuesi i Programit të Trajnimit të Detyrueshëm për drejtuesit e shkollave pranë Institutit për Lidershipin e Shkollës “Avney Rosha” , Tel- Aviv, në Izrael.
Nëpërmjet këtij procesi trajnerët e përfshirë do të mësojnë të përdorin metodologji dhe teknika për transferimin e njohurive të moduleve të Programit të Trajnimit të Detyrueshëm ( CTP) cilat bëjnë të mundur krijimin dhe fuqizimin e mëtejshëm të aftësive të drejtimit dhe menaxhimit për drejtuesit e shkollave.