Politika e Privatësisë

Kjo politikë ju informon se si Shkolla e Drejtorëve të IAP mbledh dhe përdor të dhënat personale të personave (kandidatë) që marrin pjesë në procesin e aplikimit për programet e trajnimit të ofruara nga SHD dhe ku përpunimi i të cilave kryhet pas dhënies së pëlqimit nga subjekti i të dhënave personale dhe/ose në rastet e tjera të parashikuara nga Ligji Nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” të ndryshuar.

Shkolla e Drejtorëve të IAP është themeluar si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe Ministrisë së Arsimit, Sporteve dhe Rinisë (MASR), e organizuar në bazë të Ligjit Nr. 48/2018 dt. 23.07.2018 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 69/2012 ‘Për sistemin arsimor parauniversitar në Shqipëri” i ndryshuar dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 540/2018 dt. 19.09.2018 “Për organizimin dhe funksionimin e Shkollës së Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar dhe mënyrën e trajnimit dhe të certifikimit të tyre”. Shkolla e Drejtorëve të IAP funksionon që nga tetori 2018 dhe ka pavarësi menaxheriale, administrative, financiare dhe teknike.

Shkolla e Drejtorëve, nëpërmjet faqes së internetit www.csl.edu.al, grumbullon të dhënat e personave (kandidatë) që aplikojnë për programet e trajnimit të ofruara nga SHD, në përmbushje të funksionit dhe përgjegjësive të ngarkuara për realizimin e veprimtarisë së saj.

 

Objekti i Politikës së Privatësisë

Ky dokument ka për objekt informimin e subjekteve të të dhënave personale mbi mënyrën e mbledhjes, përpunimit dhe ruajtjes të të dhënave personale që deklarohen në faqen e internetit, procese të cilat realizohen në përputhje të plotë me përcaktimet e kuadrit ligjor dhe rregullator për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Shqipërisë.

Personi (kandidat) konfirmon plotësimin dhe vërtetësinë e informacionit të dhënë duke deklaruar se ka plotësuar në mënyrë korrekte dhe të vërtetë të gjithë informacionin e kërkuar. Gjithashtu, me plotësimin e aplikimit online, personi deklaron se jep miratimin e tij për procesimin e mëtejshëm të informacionit të dhënë për përdorim nga ana e SHD.

Shkolla e Drejtorëve siguron çdo përdorues se të dhënat që grumbullohen përmes aplikimit për pjesëmarrje në programet e trajnimit të ofruara nga Shkolla, nuk do të përdoren për qëllime të tjera përveçse atyre të deklaruara më sipër. Njëkohësisht, SHD është e përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të çdo veprimi që lidhet me të dhënat e përdoruesve, sipas parashikimeve të Ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” të ndryshuar dhe çdo akti tjetër të miratuar nga Komisioneri për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Shkolla e Drejtorëve merr përsipër të mbrojë dhe të moskeqpërdorë për asnjë rast këto të dhëna.

 

Pyetje/Ankesa/Informacion

Me anë të informacionit të mësipërm shpresojmë t’ju kemi informuar në mënyrë të plotë rreth çështjeve të privatësisë, në funksion të përdorimit të faqes së internetit të Shkollës së Drejtorëve të IAP.

Për çdo kërkesë, informacion apo problematikë të mundshme në lidhje me faqen tonë të internetit: www.csl.edu.al, lutemi kontaktoni:

Shkolla e Drejtorëve të IAP

Blv. Zhan D’Ark, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri

e-mail: info@csl.edu.al