Qendra “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” (CSL) u themelua si rezultat i një partneriteti ndërmjet Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR). Aktiviteti i saj mbështetet në një kuadër të mirëpërcaktuar ligjor sipas:

  • Ligjit Nr. 48/2018, datë 23.07.2018, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr. 69/2012 ‘Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë’ të ndryshuar.”
  • Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 540/2018, datë 19.09.2018, “Për organizimin dhe funksionimin e Shkollës së Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar dhe mënyrën e trajnimit dhe certifikimit të tyre.”

Që prej Tetorit 2018, CSL funksionon si një strukturë e pavarur nga pikëpamja administrative, financiare dhe e menaxhimit të programeve të trajnimit.

Qendra “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” është regjistruar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me Nr. 1329, datë 18.01.2019, me statusin e një organizate jo-fitimprurëse. Misioni i saj është mbështetja e zhvillimit profesional të drejtorëve, nëndrejtorëve në detyrë dhe kandidatëve për pozicione drejtuese në institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar. Ky mision realizohet përmes administrimit të Programit të Trajnimit të Detyrueshëm (CTP) dhe procesit të testimit për certifikim që pason këtë program, si dhe sigurimit të zhvillimit të vazhdueshëm profesional për drejtues dhe mësues përmes Programit të Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional (CPD).

 

Fushat Kryesore të Veprimtarisë

  1. Trajnimi dhe Certifikimi:
    • Organizimi, zbatimi dhe monitorimi i Programit të Trajnimit të Detyrueshëm (CTP) për drejtuesit aktualë dhe ata potencialë.
    • Realizimi i procesit të testimit për certifikim dhe pajisja me certifikata për drejtuesit që kalojnë me sukses këtë proces.
  2. Zhvillimi Profesional:
    • Ofrimi i trajnimeve, seminareve, workshope, konferencave dhe aktiviteteve të vazhdueshme për zhvillimin profesional të drejtuesve dhe mësuesve.
    • Vlerësimi i nevojave për trajnime përmes analizave të vazhdueshme.
  3. Kërkim dhe Politika:
    • Drejtimi i kërkimeve shkencore në fushën e lidershipit dhe menaxhimit të Institucioneve Arsimore.
    • Realizimi i studimeve në terren për përmirësimin e praktikave të menaxhimit të Institucioneve Arsimore.
    • Hartimi i projekteve edukative për përmirësimin e cilësisë në arsimin parauniversitar.
  4. Bashkëpunim Ndërinstitucional:
    • Koordinimi me institucionet vendase për të përmirësuar politikat dhe standardet e menaxhimit të Institucioneve Arsimore.
    • Bashkëpunimi me institucione ndërkombëtare për shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e drejtimit të shkollave.
MISIONI

Rritja profesionale e drejtuesve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar përmes zhvillimit të aftësive menaxheriale dhe administruese falë një programi trajnimi cilësor dhe të vazhdueshëm.

VIZIONI

Drejtues të mirëkualifikuar që ndikojnë pozitivisht në mjedisin shkollor dhe jashtë tij dhe rrisin drejtpërdrejt cilësinë e arsimit në Shqipëri.

csl
BORDI DREJTUES
Drejtuesit CSL
Gerti Janaqi
Kryetar Bordi
Drejtor, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar
Aleksandër Sarapuli
Nënkryetar Bordi
Bashkëdrejtor Ekzekutiv, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF)
Martin Mata
Anëtar Bordi
Bashkëdrejtor Ekzekutiv, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF)
Mirela Cami
Anëtare Bordi
Drejtor i Përgjithshëm, Ministria e Arsimit dhe Sportit
STAFI
Njihu me Skuadrën tonë
Rritja profesionale e drejtuesve dhe mësuesve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar
Rreth Nesh
Rritja profesionale e drejtuesve dhe mësuesve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar
Rritja profesionale e drejtuesve dhe mësuesve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar
Rritja profesionale e drejtuesve dhe mësuesve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar
Rritja profesionale e drejtuesve dhe mësuesve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar
BASHKËPUNËTORËT
Njihu me Partnerët tanë
Apliko në Program

Përpara se të nisni aplikimin online, sigurohuni që të gjithë dokumentet t’i keni të skanuara në format elektronik. Mund të na shkruani në: info@csl.edu.al