Dr. Jola Kepi, Drejtore Ekzekutive e Shkollës së Drejtorëve, mori pjesë në Konferencën e 3-të të Punës mbi përdorimin e Inteligjencës Artificiale në Arsim, organizuar nga Këshilli i Europës më 8–9 tetor 2025.
Konferenca mblodhi ekspertë dhe vendimmarrës nga e gjithë Evropa për të diskutuar mënyrat se si inteligjenca artificiale mund të përdoret në mënyrë të përgjegjshme për të përmirësuar mësimdhënien dhe të nxënit.
Konferenca trajtoi njohuri praktike mbi zhvillimet më të fundit të Këshillit të Europës, përfshirë Rekomandimin e ri mbi Aftësitë për përdorimin e Inteligjencës Artificiale (AI Literacy), Instrumentin Ligjor që udhëzon përdorimin etik të AI në arsim, Kuadrin e Politikave për vendet anëtare, si dhe Kornizën Evropiane të Referencës që mbështet shkollat në zbatimin e inovacionit të nxitur nga AI.
Këto përvoja do të ndihmojnë Shkollën e Drejtorëve të integrojë më tej aftësitë për përdorimin e inteligjencës artificiale dhe inovacionin e përgjegjshëm në programet e lidershipit arsimor në Shqipëri.