Thirrje e hapur për trajnues me përvojë në fushën e lidershipit në arsimin parashkollor

Shkolla e Drejtorëve në  kuadër të Programit të Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor për Arsimin Parashkollor shpall thirrjen për shprehje interesi për trajnues me përvojë në fushën e lidershipit në arsimin parashkollor të cilët do të ofrojnë trajnime dhe do të zhvillojnë praktikën për module të caktuara.

 

 

Termat e Referencës

Oferta Financiare

Formulari i aplikimit

 

 

Të gjitha aplikimet duhet të dorëzohen me e-mail në adresën: info@csl.edu.al, deri më datë 20 maj 2024. Në e-mailin e dërguar duhet të bashkëlidhen dokumentat e kërkuara
sëbashku me ofertën financiare.