Thirrjen e III për aplikime në Programin e Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor për Certifikim për drejtues të AFP

Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar hap thirrjen e III për aplikime në Programin e Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor për Certifikim për drejtues të AFP.

Thirrja është e hapur për të gjithë Drejtorët/Zëvendësdrejtorët në detyrë, si dhe për mësues që aspirojnë për t’u bërë drejtorë apo Zëvendësdrejtorë në Institucionet Ofruese të Arsimit  dhe Formimit Profesional.

Kandidatët e interesuar, përpara se të fillojnë përgatitjen e dokumenteve për aplikim, duhet të sigurohen që të plotësojnë kriteret e shpallura si më poshtë:

Kriteret që duhet të plotësojnë drejtorët/nëndrejtorët në detyrë dhe mësuesit që aspirojnë për t’u bërë drejtues janë:

  1. të ketë diplomë të studimeve universitare master shkencor ose të barasvlershëm me të;
  2. të ketë 3 (tre) vjet përvojë pune nga të cilat 1 (vit) përvojë pune në menaxhim.
  3. të ketë njohuri të certifikuara të përdorimit të teknologjisë së informacionit;
  4. preferohet të ketë njohuri të gjuhës angleze dhe/ose të gjuhëve të huaja të tjera.

 

Dokumentet e nevojshme që kandidati i interesuar duhet të dorëzojë dhe mënyra e aplikimit përcaktohet si më poshtë. Të dhënat e kandidatëve do të grumbullohen duke respektuar Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar.

Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:

  • Kërkese për aplikim për Programin e Trajnimit;
  • Letër motivimi i/e aplikantit;
  • CV i/e aplikantit sipas modelit Europass; Format CV
  • Fotokopje e dokumentit të identifikimit të vlefshëm;
  • Mandat pagese për tarifën e aplikimit në vlerën prej 1000 lekë të reja, në llogarinë bankare të Shkollës së Drejtorëve https://www.csl.edu.al/course/tarifat-programit-iap/
  • Vërtetim për masa disiplinore lëshuar nga punëdhënësi
  • Eksperienca në menaxhim (e përgjithshme jashtë ose/dhe brenda IOAFP-së)
  • Certifikata të trajnimeve të zhvilluara në fushën e menaxhimit dhe lidershipit, diplomë gjuhë të huaj dhe TIK.
  • Formular vetë deklarimi që aplikanti nuk ka qene i dënuar penalisht; Formati
  • Projekt për zhvillimin e institucionit të sistemit parauniversitar mbështetur në Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit të Sistemit Parauniversitar në Shqipëri. Format Projekti AFP
  • *Kopje të Diplomave universitare, të Listave përkatëse të notave dhe të Licencës për ushtrimin e profesionit (nëse e kanë);
  • *Vërtetim të eksperiencës si drejtues, Kopje të Kategorisë së Kualifikimit (nëse e kanë), Dëshmisë së Gjuhës së huaj dhe TIK;
  • Letër rekomandimi nga drejtuesi i institucionit. Në rastin kur aplikanti nuk është aktualisht në marrëdhënie pune, letrën e rekomandimit duhet ta marri nga institucioni arsimor i punësimit të tij më të fundit.

* Nuk është i nevojshëm noterizimi i dokumenteve, mjafton kopje e tyre.

Procedura e aplikimit

Shkolla e Drejtoreve do të pranojë vetëm aplikimet online përmes seksioni përkatës të aplikimit  Apliko Këtu!

Përpara se të nisni aplikimin online, sigurohuni që të gjithë dokumentet t’i keni të skanuara në format elektronik. Dokumentacioni elektronik që shoqëron aplikimin tuaj online, do të ngarkohet në sistem përmes llogarisë tuaj të aplikimit që do të krijoni.

Nëse keni pyetje për procesin e aplikimit online mund të na shkruani në: info@csl.edu.al

Afati i dorëzimit të aplikimeve dhe procedura e vlerësimit.

Aplikimet do të pranohen gjatë periudhës 15 Janar – 15 Shkurt 2025.

Aplikimet do të shqyrtohen nga Komisioni i vlerësimit të kandidatëve sipas kategorive dhe pikëzimit të përcaktuar në “Për zhvillimin profesional dhe kualifikimin e drejtorëve/zëvendësdrejtoreve të institucioneve të arsimit dhe formimit profesional në Shqipëri”.

Shkolla e Drejtorëve organizon procesin e vlerësimit, pranimit dhe regjistrimit të drejtuesve në detyrë në programin e trajnimit për drejtuesit e institucioneve të arsimit dhe formimit profesional në Shqipëri, sipas rregullores “Për zhvillimin profesional dhe kualifikimin e drejtorëve/zëvendësdrejtoreve të institucioneve të arsimit dhe formimit profesional në Shqipëri” të miratuar nga Bordi Drejtues i Shkollës së Drejtorëve.

Kandidatët të cilët kalojnë filtrin përzgjedhës dhe pranohen në programin e trajnimit do të njoftohen nga Shkolla e Drejtorëve se në cilën kohor do të regjistrohen dhe ndjekin programin e trajnimit.

Trajnimi zhvillohet me kohë të pjesshme, pa shkëputje nga puna. Në përfundim të programit të trajnimit, pjesëmarrësit në program i nënshtrohen testimit për t’u pajisur me certifikatën përkatëse për drejtues të institucionit të arsimit parauniversitar të formimit profesional.

Nëse drejtori në detyrë e humbet pozicionin e punës si drejtues shkolle nga momenti i aplikimit deri në regjistrimin e tij në trajnimin e detyrueshëm përgatitor, ai ka të drejtën të vijojë ndjekjen e programit në programin e trajnimit për drejtuesit e institucioneve të arsimit dhe formimit profesional në Shqipëri në cilësinë e mësuesit si aspirant.