Blerta Nako
Blerta Nako mban pozicionin e Asistentes së Projektit dhe Administrative në Qendrën “Shkolla e Drejtoreve” që nga viti 2023.
Ajo mbulon si asistente Trajnimin për Zhvillimin e Vazhdueshëm Profesional në CSL. Blerta zotëron Master Shkencor në Administrim Biznesi me specializim në Marketing, Shitje dhe Komunikim nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë si dhe është diplomuar në Administrim Biznesi nga i njëjti universitet.
Ajo ka disa eksperienca të mëparshme në organizata jo-fitimprurëse dhe projekte si “Qendra DUA” dhe Junior Achievement.