Eurona Leka, u diplomua në Marrëdhënie Ndërkombëtare me Summa Cum Laude, në Universitetin La Sapienza, Romë, Itali si edhe master në Menaxhim Konfliktesh dhe Misione Paqeruajtëse në Universitetin Shtetëror të Torinos në Itali, vlerësuar shkëlqyeshëm. Ajo ka gjithashtu një diplomë të dytë në Gjuhë Shqipe.
Është përfshirë në mënyrë aktive në projekte kërkimore si edhe ka një eksperiencë të larmishme në drejtim, zbatim dhe shkrim projektesh të ndryshme kërkimi, edukimi dhe inovacioni në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar.
Ajo ka një eksperiencë 12 vjeçare në mësimdhënie si pedagoge pranë Universitetit Barleti. Është autore dhe bashkëautore e disa publikimeve në revista shkencore si edhe pjesmarrëse në konferenca kombëtare e ndërkombëtare, trajnime e workshop-e. Ajo përqendron studimet e saj në fushat e çështjeve ndërkombëtare, të drejtave të njeriut dhe studimeve politike. Znj. Leka ka qenë anëtare e grupit të punës për përpunimin e Strategjisë së Sigurisë Njerëzore dhe është anëtare e rregullt e Alb-Science dhe Institutit të Sociologjisë.
Znj. Leka ka një eksperiencë 5 vjeçare si eksperte në Komisionet e Pranimit në Shërbimin Civil, pranë Departamentit të Administratës Publike. Si edhe ka punuar si Eksperte e Bordit Këshillimor të Periodikut të Diasporës Shqiptare pranë Fondit të Zhvillimit të Diasporës Shqiptare. Për 2 vite ka qenë Drejtoreshë Ekzekutive e Institutit Shqiptar për Çështjet Publike dhe për rreth 3 vite ka shërbyer si konsulente pranë organizatave ndërkombëtare si UNDP, WFP dhe OSBE.