Ina Xhakolli
Profesioniste me përvojë në menaxhim dhe koordinim projektesh me fokus sipërmarrjen, inovacionin dhe zhvillimin e aftësive. Ina mban një diplomë në administrim biznesi dhe Master shkencash në Marketing dhe ka më shumë se 8 vjet përvojë në projekte me shumë donatorë si USAID, GIZ, BE dhe UKAid.
Gjatë gjithë përvojës së saj të punës, ajo ka zhvilluar një qasje të pjekur dhe të përgjegjshme ndaj detyrave dhe situatave kryesisht në mjedise kërkuese si organizatat. Ajo është e vëmendshme ndaj detajeve, e vetë-motivuar dhe pranon jo më pak se rezultate të shkëlqyera për punën që bën.