Xheni Maçi ( Behushi) zotëron një Diplomë Bachelor në degën Financë Bankë dhe Diplomë Master po në degën Financë- Bankë nga Universiteti Europian i Tiranës. Ajo ka përvojë të gjerë në analizën financiare, raportimin institucional dhe përputhshmërinë me kuadrin rregullator, të fituar përmes punës së saj 10 vjeçare në Bankën e Shqipërisë si dhe pozicioneve të ndryshme në Institucione të tjera financiare si (Credins Bank, Intesa San Paolo, OSHEE).Në rolet e saj profesionale, ajo është angazhuar në monitorimin dhe analizën e performancës, vlerësimin e riskut dhe mbështetjen e përputhshmërisë me kuadrin rregullator dhe institucional. Ajo sjell përvojë në menaxhimin e të dhënave, ndjekjen e rezultateve dhe raportimin e performancës, duke kontribuar në vendimarrjen e bazuar në evidencë dhe llogaridhënien institucionale. Zj. Maçi ka interes të veçantë në forcimin e performacës institucionale dhe ndikimit përmes sistemeve efektive të monitorimit dhe vlerësimit.