Fakulteti i Shkencave Sociale

Fakulteti i Shkencave Sociale është pjesë e Universitetit të Tiranës. Fakulteti i Shkencave Sociale daton në vitin 1991, me hapjen e Fakultetit të Punës Sociale.

Fakulteti i Punës Sociale, falë një bashkëpunimi me Universitetin “Gran Valey” SHBA, hapi një kurs studimi pasuniversitar në Punë Sociale. Emërtimi “Fakulteti i Shkencave Sociale”

u vendos për herë të parë në vitin 1992. Ky fakultet u formua mbi bazën e Departamentit Punë Sociale, Departamentit Psikologji-Pedagogji dhe Departamentit të ristrukturuar Filozofi-Sociologji.

 

Me kalimin e viteve, Fakulteti i Shkencave Sociale u rrit, si në cilësinë e stafit, ashtu edhe në larminë e specialistëve që ai filloi të diplomonte.

 

Kështu, në vitin 1996 u hap dega e Psikologjisë dhe në vitin 2000 u hap dega e Shkencave Politike. Në vitin 2009 u krijuan departamentet e Sociologjisë, Filozofisë dhe Shkencave Politike.

 

Sot fakulteti, ka 5 departamente, si dhe 3290 studentë në të gjitha ciklet e studimit.