Universiteti i Tiranës

Universiteti i Tiranës u themelua në vitin 1957 dhe kishte në përbërjen
e tij 6 fakultete. Në vitin 1991, nga ky universitet, në atë kohë me 11
fakultete, u shkëputën fakultetet inxhinierike, që krijuan Universitetin
Politeknik të Tiranës.

Universiteti Shtetëror i Tiranës, është 61 vjeçar, duke qenë dhe
universiteti më i madh publik në vend.

Ai është zgjedhja e parë për maturantët e shkollave të mesme. Në
Universitetin e Tiranës studiojnë rreth 40 mijë studentë në të tre ciklet
e studimit në sistemin me kohë të plotë dhe atë të pjesshme.