Erenestina Halili
Prof asoc Erenestina Halili, është titullare e lëndëve mbi dramatizimin e teksteve, në ciklin e studimit Master Profesional, si dhe e gjinisë dramatike në ciklet Bachelor dhe Master Shkencor, FHF-UT. Ajo është autore e “Bibliografisë së Dramës së Shkruar Shqipe 1883-2017”, monografisë “Scanderbeg- dramaticus heroes. Theatrum Mundi”, si dhe dy librave poetikë, me të cilët ka fituar çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.
Prej 10 vjetësh ka themeluar “Klubin e Dramës- FHF. UT”, ku në vitin 2021 është nderuar me çmimin “Át Gjergj Fishta i Artë”. Ajo është gjithashtu anëtare e bordeve të revistave shkencore kombëtare e ndërkombëtare, si dhe autore e mjaft artikujve të botuar brenda dhe jashtë vendit