Aida Goga është lektore pranë Departamentit të Filozofisë në Universitetin e Tiranës që nga viti 2014 dhe që prej vitit 2016 mban pozicionin e Përgjegjëses së këtij Departamenti. Është diplomuar për filozofi në vitin 2000, ka ndjekur studimet Master në Psikologji dhe ka mbrojtur gradën Doktor i Shkencave në Institutin e Studimeve Europiane, mbi Rolin e Elitave Shqiptare në Integrimin Europian.
Fushat e saj të interesit janë mësimdhënia dhe kërkimi shkencor në fushën e Filozofisë dhe të Lidershipit. Kurrikulimi i saj përfshin një eksperiencë të gjatë si trajnere dhe konsulente në intitucione e organizata të ndryshme. Ajo ka ligjëruar në Filozofi të Përgjithshme, Etikë dhe Komunikim, Antropologji filozofike, Filozofi e lindjes, Edukimi i Lidershipit dhe Standardet, Ligjërim Publik, Teori Komunikimi etj.