Dr. Alfons Harizaj ka veprimtari të pasur si pedagog në Departamentin e Shkencave të Edukimit dhe Trajnimit Profesional në Universitetin Barleti.
Ka kryer studimet e doktoraturës në Universitetin e Tiranës në matematikë në drejtimin probabilitet,statistikë dhe analizë numerike.
Ai ka eksperiencë të gjatë në vlerësimet dhe provimet kombëtare të standartizuara në edukim dhe ka luajtur rol aktiv në projektet të rëndësishme ndërkombëtare të vlerësimit të arritjeve arsimore në vendin tonë. Eksperienca e tij bart mjaft veprimtari të lidhura me përmirësimin e mësimdhënies, të nxënit dhe kurrikulave. Gjatë zhvillimit të karrierës ai ka botuar shumë libra, artikuj dhe studime që i kanë shërbyer më së miri zhvillimeve në arsim dhe shkencë në vendin tonë dhe jashtë tij.